“Unë do të punoj shumë afër me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe do t’i kryejë obligimet e mia duke ruajtur në tërësi pavarësinë e sistemit gjyqësor të Kosovës, bile duke e forcuar atë dhe duke mundësuar që në kushte dhe rrethana tona, gjyqtari dhe prokurori i Republikës së Kosovës të ndihet njeri i respektuar, që njerëzit ta shohin si shpresë në Republikën tonë”, tha Kuçi.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, tha së zgjedhja e Hajredin Kuçit në pozitën e ministrit të Drejtësisë, është një shpresë më shumë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe shpresohet që në të ardhmen koordinimi i punëve në Ministrinë e Drejtësisë të jetë në nivel më të kënaqshëm. “Ne na lidhin shumë punë sa i përket kompetencave dhe legjislacionit që Ministria e Drejtësisë në përgjithësi merret dhe ne i koordinuam disa veprime dhe punë për të ardhmen, në mënyrë që gjyqësori të ketë një imazh më pozitiv”, tha Peci./kn