Pretendimet e raportit e Dick Marty do të marrin përgjigje. E për këtë tashmë veç është bërë hapi i parë. EULEX-i ka nisur hetimet, raporton Radio Dukagjini.
“EULE-i ka filluar hetimet e para lidhur me akuzat e Dick Martyt”, ka thënë Herodes. Mirëpo, nuk ka qenë në gjendje të tregoj se sa mund të zgjasin këto hetime.
“Jemi duke folur për fillimet e para. Ky rast nuk është i hapur dhe informatat duhet të rruhen. Ne po ashtu jemi duke pritur prova nga Dick Marty për të filluar me hetime më të detajuara, por për momentin këto janë vetëm hetime preliminare”, ka shtuar ajo
Zëdhënësja Kristina Herodes ka theksuar se deri tani kanë shkëmbyer vetëm disa letra me raportuesin zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty. /Telegrafi