e martë, 1 mars 2011

Meshkujt, steriotipet që duhen përmbysur?

Bindjet

Dimë gjithçka për sjelljen e meshkujve. Ashtu siç dimë pothuajse gjithçka për dëshirat e tyre seksuale. Por mbi çfarë bazohen këto njohuri dhe

bindje? Duke i analizuar me kujdes, zbulohet se në fund të fundit, e gjithë kjo “shkencë” është produkti final i një bindjeje të shtresëzuar prej shekujsh dhe që e kemi përfituar nga familja, shkolla dhe bisedat me mikeshat. 

Me pak fjalë, ne jemi ndikuar nga të gjithë personat që kanë jetuar në ambiente të njëjta me tonat. Atëherë një dyshim lind spontanisht: janë bindje apo thjesht mite që duhen përmbysur? Për sjelljen seksuale të meshkujve thuhet e stërthuhet pafundësisht shumë. Një nga këto klishe, vlerëson se një mashkull është “kafshë”, gjithmonë i gatshëm për një marrëdhënie seksuale. Sigurisht, ekzistojnë disa momente në jetën e një mashkulli ku ai bëhet i papërmbajtshëm, por jeta reale përgënjeshtron këtë steriotip. Gjendja emocionale e një mashkulli influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë mënyrën e tij të të jetuarit, pra edhe seksualitetin e tij. Tashmë dihet shumë mirë që që shëndeti emocional varet nga gjendja fizike. Lodhja, stresi dhe ankthi, sigurisht që nuk luajnë rolin e afrodiziakëve, përkundrazi.

Pjekuria

Të rëndësishme janë edhe stilet e jetës. Vetëm me kalimin e moshës, meshkujt mësojnë të vlerësojnë rëndësinë e një kontakti me një partner, qoftë edhe në lidhje me një kontakt seksual. Një tjetër mit që duhet përmbysur është ajo që e përshkruan një mashkull si një maniak seksual, që mendon për seksin në çdo 7 sekonda. Do të mjaftonte pak pozitivitet, për të kuptuar që kjo është thjesht: qesharake. Sikur të bësh disa llogaritje, përfundimi del se nëse heq nëntë orë gjumë, një mashkull mendon për seksin 7 mijë herë në një ditë. Çdokush do të fitonte një çmim “Giness”.

Në këtë rast duhet të pyesim veten: si ia del një mashkull të ketë një jetë normale? Mes femrave, gjithmonë zhvillohen biseda se meshkujt janë shumë “të shpejtë”. Edhe pse nuk ndjejnë një kënaqësi të plotë, në mjaft raste synojnë aktin final. Shumë femra janë të bindura se në atë gjendje, një mashkull nuk mund ta kontrollojë dot veten. Megjithatë shumë meshkuj nuk e quajnë humbje kohe të përkëdhelin dhe vlerësojnë partneren e tyre. Vetëm në këtë mënyrë ata arrijnë të marrin kënaqësinë maksimale dhe të gjitha sekretet e sensualitetit.

Puthja

Një steriotip i çuditshëm është ndërtuar nga femrat edhe në lidhje me puthjen: “Meshkujt nuk e konceptojnë dot një puthje, nëse nuk përdorin gjuhën”, dëgjojmë të shprehen ato. Por kush e vërteton këtë? Edhe atyre u pëlqejnë puthjet e ëmbla dhe delikate. Ai që e përgënjeshtron teorinë e parë është autori Uilliam Cane në veprën e tij “Arti i të puthurit”. 

Pasi ka studiuar sjelljen e 50 mijë meshkujve, autori ka arritur në përfundimin se pjesa më e madhe e meshkujve arrin të vlerësojë puthje të ndryshme në kohë dhe momente të ndryshme, mes të cilave edhe ajo që amerikanët dhe britanikët e quajnë “french kiss”./yp
shko