e hënë, 21 mars 2011

Ëndrrat erotike dhe kuptimi i tyre

Sa herë jeni zgjuar edhe pas kësaj keni provuar me zor të vazhdoni gjumin për të vazhduar ëndrrën tuaj erotike, që të paktën të kënaqeni në gjumë? 

Po, është krejt e natyrshme të ëndërroni ëndrra seksuale. Por nëse mendoni që ëndrrat seksuale bëjnë aluzion për seksin në jetën e vërtetë – e keni gabim. 
Interpretimi i ëndrrave më të shpeshta seksuale sipas ekspertit të njohur botëror për ëndrra, Leon Nacsonit: 

Seksi me një person të panjohur
Mund të sugjerojë një situatë të pakëndshme në jetën personale. Është e mundshme që jeni të detyruar nga familja të bëni diçka, me të cilën nuk pajtoheni. Ëndrrat e tilla simbolizojnë pasiguri, stres dhe frikë. 

Seksi me eprorin 
Sugjeron dëshirën tuaj që në jetën e vërtetë të jeni më shumë të përfshirë në marrjen e vendimeve në vend të punës. Në fakt dëshironi të angazhoheni për statusin tuaj në mjedisin e punës. Na duket që kjo ëndërr ofron edhe një nga metodat më të popullarizuara sesi të arrihet gradimi në punë. 

Seksi para publikut
Thekson dëshirën tuaj për t’i nxjerrë në pah dhe për t’i treguar talentet tuaja, që, për shembull, njerëzit të shohin se sa mirë përballeni me stresin. Nuk e dimë nëse këtu eksperti mendon për talentin e seksit në vend publik. Na lajmëroni. Me siguri ka “të talentuar” mes jush. 

Seksi me një person të familjes
Edhe pse duket e çuditshme edhe natyrisht incestuoze, në fakt ka të bëjë me dëshirën e shtypur për ta mbajtur familjen së bashku dhe ndjenjën e përkatësisë, pohon Nacson. Ëndrrat e tilla po ashtu mund të sugjerojnë në nevojën për të qenë më i fortë dhe më me ndikim.

Lakuriq në publik
Nëse këtë gjë pëlqeni ta bëni në jetën reale, atëherë nuk jeni asgjë tjetër veçse edhe një tjetër në vargun e ekzibicionistëve, por nëse vetëm ëndërroni për këtë, kjo do të thotë që në të vërtetë dëshironi t’ua tregoni njerëzve personalitetin tuaj të vërtetë (kush jeni me të vërtetë). Po ashtu, nëse jeni në moshë më të vjetër, ëndrrat e tilla mund të tregojnë për kujtimet dhe nostalgjinë për ditët e rinisë. 

Nëse jeni gjetur në një prej këtyre ëndrrave (dhe me siguri që po), nuk duheni të ndieni asnjë lloj sikleti. Është krejt normale që njerëzit të ëndërrojnë, përveç tjerash, edhe ëndrra me tematikë seksuale, të cilat nuk kanë lidhje me seksin në jetën reale./kn
shko