e enjte, 10 mars 2011

Forbs: Meksikani Slim më i pasuri në botë

Meksikani Karlos Slim është gjetur në krye të listës së personave më të pasur në botë të hartuar nga revista Forbs.


Biznesmeni meksikan në fushën e telekomunikimeve, Carlos Slim për të dytin vit radhazi është personi më i pasur në botë me një pasuri prej 74 bilionë dollarësh.



Revista "Forbes" thotë se në botë ka gjithsej 1.210 miliarderë. Sipas saj Rusia ka më shumë se 100 miliarderë, dhe se më shumë miliarderë jetojnë në Moskë se në çdo qytet tjetër të botës.

Në raportin vjetor për njerëzit më të pasur në botë, "Forbes" shkruan se numri i miliarderëve në Rusi ka shkuar në 101 nga 65 sa ishte vitin e kaluar.

Vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, shkruan revista amerikane, sipas së cilës, miliarderët rusë përbëjnë një të tretën e e miliarderëve në Evropë.
Ndërkohë që Kina ka 115 miliarderë, ndërsa SHBA kanë 413 miliarderë.
shko