e enjte, 3 mars 2011

Franc Beckenbauer nesër në Prishtinë

Presidenti i nderit i Bajernit të Munihut dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, nesër do ta vizitojë Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, derisa e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i presidencës, Arbër Geci. Salihu ka thënë se Bekenbauer do të vizitoj Kosovën me ftesë të presidentit Pacolli, ndërsa do të zhvillojë takim me krerët e federatave sportive të Kosovës.


 Me këtë rast presidenti Pacolli do të shtroj edhe një drekë për mysafirët. Ndërkaq, legjenda e futbollit gjerman do të vizitojë edhe KF “Prishtina”. Kjo e fundit sot në orën 16:00 do të mbajë një konferencë me gazetarë ku do të bëjë të ditura detajet e kësaj vizite./rtk/
shko