e enjte, 3 mars 2011

Guardiola shtrohet në spital

Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, është shtruar me urgjencë në një spital të Barcelonës menjëherë pas kthimit nga Valencia
, për shkak të dhimbjeve të forta në kurriz.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Guardiola, i cili udhëtoi për ndeshjen e ekipit të tij i infiltruar me gjilpëra për mposhtjen e dhimbjes së kurrizit, e kishte të pamundur të duronte më gjatë.
Problemet në kurriz u përkeqësuan nga vendimi i trajnerit për të qëndruar në stol gjatë fitores së Barcelonës 1:0 në fushën e Valencias./kd/
shko