e enjte, 3 mars 2011

Mourinho sulmon ashpër një gazetar

Jose Mourinho ka sulmuar një gazetar në konferencën për media të mërkurën. Ai e ka quajtur gazetarin "hipokrit", pasi ai kishte vënë në dyshim sinqeritetin e tij në lidhje në ankesën që bëri ditë më parë,
duke thënë se orari në La Liga është i disfavorshëm për Real Madridin dhe i favorshëm për Barcelonën.
Mourinho i kishte thënë në fytyrë gazetarit fjalët e padëshiruara, por më vonë kishte kërkuar falje, duke thënë se thjesht ishte ndërlidhur "në temën" që kishte prekur gazetari. 
Mourinho të shtunën me Real Madridin barazoi pa gola kundër Deportivo La Corunas, ndërsa menjëherë pas ndeshjes ishte ankuar se orari është duke e dëmtuar Realin, derisa Barcelona po favorizohet mjaft shumë. 
"Ti je ai që duhet të komentosh në këtë çështje dhe mund ta raportosh këtë në mënyrë serioze dhe të balancuar apo edhe mund të raportosh në mënyrë hipokrite. Nëse dëshiron të jesh hipokrit atëherë është problemi yt. Unë nuk jam i frikësuar që të them të vërtetën", ka thënë Mourinho, duke iu adresuar afro 40 gazetarëve jashtë kompleksit stërvitor të Realit, të mërkurën.
Real Madridi të enjten mbrëma do të përballet me Malagën në ndeshjen e javës së 26-të të elitës së futbollit spanjoll. 
Reali pas 25 ndeshjeve gjendet në pozitën e dytë me 61 pikë, shtatë më pak se liderja, Barcelona.
shko