e enjte, 3 mars 2011

Modelet shqiptare guxojnë të pozojnë nudo


Pasi realizoi një shërbim fotografik për revistën e njohur në botë, “Sport Illustrated”, modelja shqiptare në SHBA, Vildane Zeneli, nuk i ka rezistuar dot ofertës së fotografit të Victoria’s Secret, Russe James për të pozuar nudo.
Brunia është shfaqur më seksi se kurrë në versionin “siç e ka bërë nëna”, duke mos pasur në trup asgjë veç make-up.
E kemi parë shpesh Vildanen të fotografohet me fare pak rroba, por jo si kësaj radhe, ku nën blicin e fotografit ajo ka kaluar çdo fantazi. Një tjetër emër shqiptar që gjithashtu jeton në SHBA, këngëtarja Xhoana Xheneti, e cila herë pas here realizon shërbime profesionale fotografike, ka guxuar të pozojë nudo, por kjo ka ndodhur shumë kohë më parë. 
Sa i takon Vildane Zenelit, dimë që ajo ka refuzuar një ofertë të revistës “Playboy”, për të pozuar nudo, por ndoshta bëhej fjalë për një version më vulgar fotografie. Kohët e fundit, modelja që njihet me emrin Vicky, e cila ka pozuar për emrat që bëjnë modën në botë, që nga Armani, Versace, Cavalli, D&G, JLo etj., ka realizuar edhe reklamën e automjeteve RAM, foto nga të cilat janë publikuar edhe në revistën “Sport Illustrated”, në koopertinën e së cilës qëndron kësaj radhe modelja seksi nga Rusia, Irina Shayk, e dashura e futbollistit Christiano Ronaldo.
shko