e enjte, 3 mars 2011

Inis Gjoni: Klithma e femrës te “Salla e banjës”


Pesë gra, të moshës 60-vjeçare e poshtë, që kërkojnë Princin e tyre të Kaltër. Hapësira ku femrat qajnë hallet dhe zbulojnë jetën e tyre sentimentale,
bashkë me dyshimet për zgjedhjet që duhet të bëjnë në jetë, bëhet çuditërisht një banjë. 


Në këtë sfond zhvillohen ngjarjet e komedisë “Salla e banjës”, që mban firmën e regjisores Inis Gjoni, me autore Astrid Veillon dhe ku marrin pjesë aktoret Hajrie Rondo, Marsela Lena, Klea Konomi, Klara Shehu dhe Niada Saliasi. Janë katër femra, katër karaktere, përballë të cilave qëndron një e pestë, nëna e njërës prej vajzave, interpretuar nga Rondo. Pjesa do të vijë premierë me rastin e 8 Marsit, ditës homazh për përpjekjet dhe forcën e gruas në shoqëri.
Inis, si po shkojnë provat e ditëve të fundit para premierës së shfaqjes “Salla e banjës”?
Provat po shkojnë shumë mirë, jam shumë e kënaqur me atmosferën në punë, pasi kjo është shumë e rëndësishme. Pra, mënyra sesi merren vesh aktorët me njëri-tjetrin është shumë thelbësore. Një nga gjërat më primare është atmosfera e këndshme, të cilën ne jemi duke e shijuar, sidomos këto ditë afër premierës, kur aktorët kanë krijuar sigurinë e tyre dhe unë po kënaqem.
shko