e martë, 15 mars 2011

Hëna më afër se kurrë me 19 mars

Mos u shqetësoni, nuk do të vijë fundi i botës më 19 mars. Edhe pse shumë veta parashikojnë se në atë ditë mund të presim tërmete, cuname dhe katastrofa të tjera natyrore nuk do të ndodhë asgjë e tillë. Por çfarë do të ndodhë.

 Për herë të parë pas vitit 1992, Hëna do të jetë në një largësi shumë të afërm me Tokën, më saktë 221.567 kilometra larg dhe ajo do të duket 14 % më e madhe dhe 30 % më e shndritshme se zakonisht. Por çfarë do të ndodhë me katastrofat natyrore? Ato harrojini. Lëvizjet më të mëdha të ligjeve të natyrës do të ndikojnë tek liqenet, detet dhe oqeanet e planetit tonë.

Ajo që fenomeni i tillë i ngjashëm ka ndodhur më 24 dhjetor 2004, para cunamit katastrofal në Indonezi është vetëm koincidencë. Teoritë se na presin katastrofa natyrore janë vetëm teori të komploteve.

Katastrofat natyrore që ndodhin në Tokë nuk kanë asnjë lidhje me Hënën. Kjo vlen edhe për vullkanet. Toka ka energji të cilën e çliron nëpërmjet shpërthimeve të vullkaneve, ndërsa nëse ndodh kjo, nuk do të jenë për shkak të afërsisë së Hënës me Tokën. Prandaj kënaquni me pamjen, sepse do të kini mundësi të rrallë të shihni Hënën e plotë kaq afër dhe kaq të shndritshme./topLajm



shko