Propozimi i qeverisë për miratim të këtij mini-buxheti ka marrë edhe votat e deputetëve opozitarë, megjithë vërejtjet e tyre. Kryetari i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini tha se mënyra se si u propozua ky projektbuxhet tregon se qeveria e Thaçit po mundohet të fshehë dështimet për rritjen e rrogave, ashtu siç kishte premtuar.
Kryeministri Thaçi, ndërkaq, tha se mosdhënia e rrogave është “rezultat i zvarritjeve të procesit zgjedhor nga ata që kërkuan përsëritje të votimeve”.
Aleanca Kosova e Re gjatë këtyre punimeve kërkoi që të ndryshojë procesverbali i seancës, kur është votuar qeveria e re. Ibrahim Makolli kërkoi që vota e Pacollit të shpallet e pavlefshme. Por një gjë e tillë nuk u miratua nga deputetët.
Seanca e sotme ndër më të shkurtat e Kuvendit të Kosovës përfundoi me informatën e kryeministrit Thaçi për fillimin e procesit negociator me Serbinë dhe kërkesën e tij drejtuar deputetëve, shoqërisë civile dhe individëve të tjerë që të japin kontributin e tyre në këtë proces, si dhe me leximin e emrave të deputetëve të rinj, të cilët do të zënë vend në ulëset e parlamentit në vend të deputetëve të zgjedhur në poste ministrore, të cilët është dashur të heqin dorë nga mandati i deputetit./kd/