e enjte, 3 mars 2011

iPad 2 më i fortë se paraardhësi, me çmim të njëjtë

Ndonëse ishte çështje e diskutabile, shefi i kompanisë “Apple”, Steve Jobs, pavarësisht  gjendjes së tij të rëndë shëndetësore dhe mungesës në punë, ka dalë në skenë të mërkurën në San Francisco
për të prezantuar versionin më të ri të iPad. 
 
iPad 2 mundëson performansa dyfish më të mëdha dhe 9 herë grafikë më të shpejtë. Pajisja ka 2 kamera dhe është për 1/3 më i hollë se paraardhësi i tij, ndërsa qëndrueshmëria e baterisë është deri 10 orë punë. 

Pavarësisht nga performansat shumë më të sofistikuara, sipas Jobsit çmimi mbetet i njëjtë. Sipas “Apple”, pajisja më e re do të arrijë në dyqanet e vendeve të ndryshme të botës që nga 9 marsi./kd/
shko