dhe vendime.
Kryeprokurori i Tiranës, Sokol Malaj, ka pritur dje në një takim drejtorin e Policisë së Tiranës, Sajmir Muço, si dhe oficerët e policisë që janë marrë me ngjarjet gjatë dhe pas 21 janarit.
Tema e takimit ka qenë shkëmbimi i informacioneve për këtë ngjarje, ndërsa janë lënë edhe detyra konkrete nga secila palë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Megjithëse kanë kaluar 42 ditë nga 21 janari, Policia e Shtetit është kujtuar më në fund t’i bindet prokurorisë dhe të bashkëpunojë për hetimet, të cilat duhet thënë se janë penguar nga policia dhe Garda e Republikës.
Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe palët kanë diskutuar për zgjidhjen e ngërçit. Grupi hetimor i prokurorisë ka qenë i prerë se urdhrat e saj duhen zbatuar nga policia, ndërsa këta të fundit deklaruan se do të zbatojnë ligjin./tch/