e martë, 1 mars 2011

Në pranga ish-drejtori i Bankës Kreditore në Gjakovë

Departamenti special kundër korrupsionit i Policisë së Kosovës, pas një hetimi disamujor  ka arrestuar Pashkë. M., lindur më 1962, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale
keqpërdorim i pozitës zyrtare - mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve.
Dyshimet e keqpërdorimeve nga personi i dyshuar, i cili kishte punuar si ish-drejtor i filialit të Bankës Kreditore në Gjakovë,  kapin vlerën rreth 200 000 (dyqind mijë) euro.
Arrestimi i këtij personi vjen si rezultat i hetimeve të mëhershme të bëra nga po të njëjtit hetues, që kanë të bëjnë me rastin ku i përfshirë ishte edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.
Pas një pune të menduar mirë dhe hetimeve të bëra në mënyrë profesionale, i dyshuari
është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e ndalimit me urdhër të prokurorit special, për të vazhduar procedurat e mëtutjeshme hetimore, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./kn
shko