e martë, 15 mars 2011

Në sulmin e NATO-s vriten dy fëmijë afganë

Dy fëmijë kanë humbur jetën nga një sulm ajror i NATO-s në Afganistan. Burimet policore në provincën Kunar bënë të ditur se
viktimat ishin vëllezër të moshës 10 dhe 15 vjeç. 

Incidenti i sotëm, siç njofton REL, vjen disa javë pas vrasjes së nëntë fëmijëve nga sulmet e forcës ndërkombëtare të sigurisë.


Viktimat civile janë bërë çështje gjithnjë e më e ndjeshme në Afganistan, ku 140 mijë ushtarë të huaj vazhdojnë të luftojnë kryengritësit talibanë./kn/
shko