e martë, 8 mars 2011

Noizy dhe Çiljeta, një histori gangsterësh “rozë”


Një subjekt filmi për 3 minuta. Është historia e dy të rinjve problematikë që konsiderohen si gangsterët më të mëdhenj të kohës, të cilët bien në dashuri gjatë një sipërmarrjeje kriminale.
Përfundimi? Noizy dhe Çiljeta duhet ta dinë, por ja që nuk e thonë deri në fund…
Ata janë duke u përgatitur për subjektin e mësipërm, të cilit po i përgatisin një këngë me videoklip. “Në fakt unë po përgatis një këngë, e cila nuk është enkas për fushatën elektorale, por sigurisht që do të jetë pjesë e saj. Është një duet me Noizy-n, ndërsa kompozimi nga Flori Mumajesi. Besoj se do të shndërrohet shumë shpejt në hit, pasi ka një fabul të paparë”, thotë Çiljeta, ndërsa shton disa detaje: “Është një çift gangsterësh të dashuruar.
Nuk dua ta zbuloj të gjithë fabulën, sepse ndryshe bie interesi, por dua të them që do të jetë një këngë spektakolare, si nga teksti, muzika, po ashtu edhe videoklipi. Produksioni “Entermedia” që ka marrë përsipër xhirimet, do të na japë një klip të tipit minifilm hollivudian”. Kënga në fjalë është bashkëpunimi i parë i Çiljetës dhe Noizy-t. Madje, për Çiljetën nuk është edhe hera e parë që provon të bashkëpunojë me nje reper. Nga ana tjetër, Noizy e ka bërë si zakon të përfshihet në të tilla duete femërore, duke zgjedhur njëkohësisht ato më seksi, të cilat i kanë rezultuar të suksesshme./vi
shko