e martë, 8 mars 2011

Zbulohet lidhja e re e Samanta Karavellos


Edhe pse 20 vjeç, është e vetmja këngëtare që nuk është komentuar për ndonjë lidhje dashurie. Deri dje, se sot e tutje ndryshon “historia”… E ngacmuar nga mediat për daljet e saj
single si në një ditë të zakonshme apo dhe në evenimente, më në fund duket se edhe Samanta Karavello ka një djalë pranë.
Bëhet fjalë për një menaxher të një qendre tregtare të madhe në Tiranë, i cili ka shumë shije edhe në fushën e modës. Edhe pse nuk kemi akoma një foto të përbashkët të çiftit, informacionet gjithsesi nuk mungojnë. Ata janë lidhur vitin e kaluar, por gjithçka ka mbetur tepër sekret mes shoqërive të ngushta të të dyve. 
Në fakt, dyshimet për një lidhje të mundshme të Samantës bëheshin gjithnjë e më të forta pas daljeve të fundit skenike. Ajo la pas pamjen e saj prej fëmije të pafajshëm dhe u shfaq papritmas si femër fatale, ashtu siç titullohej dhe kënga verore e saj. Si në look, ashtu edhe në veshje, u vunë re ndryshime rrënjësore te Samanta, çka sot e shpjegojmë me këshillat e djalit pranë saj, që siç e thamë më lart, njihet edhe për njohuri të shumta në fushën e modës.
Familja
E mënjanuar nga thashethemet dhe e fokusuar në universitet ku mëson në degën e spanjishtes, Samanta ka pasur gjithnjë edhe mbrojtjen e familjes. Në çdo eveniment ajo është shoqëruar nga prindërit ose të afërm të saj, ndërsa vetë këngëtarja gjithnjë ua ka dedikuar atyre suksesin. Po ashtu, edhe investimet në muzikë për këngët e reja janë bërë fillimisht nga familja, ndërsa më vonë Samanta ka nisur të këndojë nëpër koncerte apo evenimente të ndryshme, duke kontribuar vetë për karrierën. 
Nuk është parë kurrë nën shoqërinë e ndonjë mashkulli, që të linte për të dyshuar dhe lidhja me djalin menaxher duket se është e para për këngëtaren. Sa i përket publikut, duket se ai e do më shumë për buzëqeshjen e saj (siç komentohet nëpër forume e facebook) dhe thjeshtësinë që ka pasur këto vite, pasi edhe në moshën më delikate të adoleshencës, Samanta nuk është shfaqur ndonjëherë ekstremiste në veshje, apo performanca.
Karriera
Duket se lidhja i ka prirë për mbarë Samantës, pasi ajo po përjeton ditë suksesi edhe në karrierë. Sapo ka publikuar një këngë të titulluar “Start”, ku shfaqet në rrymën hip-hop R&B, së bashku me reperët Big Basta dhe Lyrical Soon. Ky bashkëpunim është njëkohësisht edhe dalja e parë e Samantës në këtë rrymë, pasi ajo më së shumti është identifikuar me baladat. Paralelisht me publikimin e këngës “Start”, Samanta po merr pjesë edhe në festivalin “Top fest”, ku konkurron me këngën “Provoje një herë”. 
Ajo ka arritur në fazën çerekfinale, ndërsa pretendon të jetë edhe në atë finale. Pse jo, edhe fituesja. Kënga “Provoje njëherë” ka si subjekt dashurinë mes dy të rinjve, ku vajza inkurajon djalin që të tentojë sërish për lidhjen: “Provoje edhe një herë/ Ndoshta e meriton ti të t’kem/ Hapi dyert e zemrës, më merr/ Kështu ndihem këtë çast kur ti je/”, janë disa nga vargjet e këngës, ndërsa këngëtarja shton në një nga komentet e saj në Facebook se “everybody needs a second chance” (çdokush meriton që të ketë një shans të dytë).
shko