e enjte, 3 mars 2011

Rrëmbehet një 5 vjeçar në Prishtinë

Në orën 7 e 30 të mëngjesit të sotëm, autoritetet e rendit janë informuar për rrëmbimin e një fëmije të moshës 5 vjeçare, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

 Lajmi për rrëmbimin është konfirmuar nga Arbër Beka, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Njësitet hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes, por informacionet aktualisht janë të kufizuara.

Sipas mediave në Prishtinë, sulmi ka ndodhur ndaj familjes së kirurgut Skender Zatriqi. “Në mëngjes është raportuar për një sulm nga persona të panjohur në një familje me mbiemrin Zatriqi. Persona të panjohur kanë rrahur zonjën e shtëpisë, e cila po ashtu është mjeke, ndërkohë kanë kidnapuar djalin e saj 5 vjeçar”, ka thënë një burim nga vendi i ngjarjes.

Shtëpia e të sulmuarve raportohet se gjendet në afërsi të shtëpisë së kryeministrit Hashim Thaçi. Në vendin e ngjarjes raportohet se gjenden forca të mëdha të policisë dhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Nga Policia e Kosovës nuk kanë ende informata zyrtare, ndërkohë thuhet se janë dërguar forca të rendit duke bllokuar hyrje daljet e Prishtinës./ina
shko