e martë, 22 mars 2011

Shakira koncert humanitar në Kosovë


Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, do të mbajë koncert në Kosovë gjatë muajve të veres, pohon producenti Rudolf Keller nga Power Concert Company.
Producenti Keller pohon se ka dëshirë ta bëjë Prishtinën qytetin që do të jetë në listën e artistëve të njohur botërorë.
Artistja më e rëndësishme, që pritet të performojë në Prishtinë, në muajin gusht, është Shakira.
“Shakira do të vijë në Kosovë, dhe do ta bëjmë si një lloj festivali, ku do të ketë edhe hapësirë për kamping”, ka pohuar Keller per ”Zëri” duke shtuar se “koncerti do të jetë humanitar, do të organizohet në bashkëpunim me UNICEF-in, dhe të gjitha paratë do të shkojnë për organizatat e fëmijëve që janë lënduar apo janë të traumatizuar prej luftës”.
< Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Shakira do të vizitojë spitalet e fëmijëve. Kjo sipas Kellerit, “do të jetë reklama më e mirë që mund ta ketë Kosova”. Keller thotë se “unë nuk i dua muzikantët arrogantë dhe në ndikim të drogës si puna e këngëtarit ‘50 cent’. Duhet t’i njohim njerëzit që i sjellim këtu”.
Në muajin prill, Power Concert Company do t’i shpalosë planet e detajuara për organizimet e lartpërmendura.
shko