e mërkurë, 30 mars 2011

Spiderman-i francez ngjitet në kullën më të lartë në botë

Një francez ka arritur të ngjitet në ndërtesën më të lartë në botë, kullën Burj Khalifa në Dubai e lartë 828 metra. Alain Robert, 48 vjeç, i cili gjithashtu njihet si spiderman-i francez, për gjashtë orë arriti të ngjitet në ndërtesën që ka mbi 160 kate.
Ndryshe nga herët tjera, Robert përdori litar për t'i përmbushur kushtet që i'a kishin vendosur për t'u ngjitur në kullën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë karrierës së tij, Robert është ngjitur në mbi 70 ndërtesa të larta, midis të cilëve Empire State Building, Willis Toëer, Petronas Toëer.
Para 7 vjetëve është ngjitur në Taipei 101, ndërtesën më të lartë në botë në ato vite.
shko