e shtunë, 19 mars 2011

Super fëmija, 5 milion klikime në 5 ditë në YouTube (VIDEO)

Një video fantastike e një fëmije të vogël që reagon i tmerruar teksa nëna e tij fshin hundët është bërë një hit në internet. 
Emersoni pesë muajsh duket i tmerruar dhe më pas shpërthen në të qeshura sa herë nëna kryen veprimin e fshirjes së hundëve. 

Videoja që shfaq fëmijën duke përjetuar dy momente të ndryshme brenda pak sekondash ka arritur të shënojë plot 5 milionë klikime në 5 ditë. 

Nëna e tij thotë “Emersoni im pesë muajsh e gjysmë nuk është i sigurtë se çfarë duhet të mendojë teksa unë fshij hundët. Ndonjë herë ai është i trrishtuar dhe më pas nuk pushon së qeshuri”. 

Gjatë videos, nëna i thotë “a po të frikëson mami kur fshin hundët?”. Fëmija i vogël nga Ontario e Kanadasë duket se do të kthehet në një yll interneti./yp


shko