e martë, 15 mars 2011

Tatlises do ta ruajë zërin e tij të famshëm

Ikona turke Ibrahim Tatlises vazhdon të qëndrojë në kujdes intensiv duke qenë se gjendja e tij shëndetësore është akoma e rëndë, megjithatë mjekët thonë se e kanë ndalur gjakderdhjen cerebrale dhe po tentojnë të zvogëlojnë presionin në tru.
Është spekuluar se ekziston rreziku i dëmtimit të përhershëm, ashtu që këngëtari mund të mbetet i paralizuar në anën e majtë, mirëpo sipas neurokirurgut Ilhan Elmaci, Tatlises nuk do të ketë probleme fizike.


“Ai mund të ketë humbje të fuqisë, por nuk mendoj se do të ketë probleme fizike. Qëllimi yni kryesor është që ta nxjerrim nga gjendja kritike. Pastaj do të planifikojmë se si t’i rregullojmë funksionet e trupit, gjë që do të marrë një vit”, ka thënë Elmaci.


Ai e ka bërë të qartë se regjioni i turit që është dëmtuar nuk përfshin funksionet e të folurit, që do të thotë se Tatlises nuk do ta ketë vështirë që ta ruajë zërin e tij të famshëm.
Tatlises u plagos të dielën mbrëma nga, siç thuhet, së paku dy sulmues të paidentifikuar, gjatë largimit nga një studio televizive./tg
shko