e premte, 11 mars 2011

(UPDATE) Vazhdon të rritet numri i viktimave në Japoni

Japonia është goditur sot në mëngjes nga një tërmet me magnitudë 8.9 gradë të shkallës rihter, një ndër 10 tërmetet më të fuqishme në 150 vitet e fundit, ndërsa një Tsunam dallgët e të cilit arrinin lartësinë 10 metra është përplasur në brigjet e qytetit Sendai, kryeqendra e prefekturës Mijagi, në veri perëndim të Japonisë. 30 minuta me vone nje tjeter termet eshte regjistruar. 
Bilanci i viktimave për momentin ka arritur në 337 të vdekur, dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Bilanci është provizor dhe ndryshohet minute pas minute. Gati të gjithë viktimat kanë gjetur vdekjen nga shembjet e ndërtesave, si shembja e një shtëpie pushimi në Fulushima, ku gjetën vdekjen 5 persona. Ndërsa agjencia e lajmeve Reuters informon se një anije me 100 persona në bord është përfshirë nga Tsunami.


ZHDUKET NJË TREN TJETËR
Ora 19:00- Një tren i dytë me dy vakona u zhduk pas cunamit në prefekturën Iëate në verilindje të Japonisë. Lajmi është bërë publik nga agjencia vendase e lajmeve Jiji, e cila nuk ka specifikuar nëse bëhet fjalë për një tren mallrash apo pasagjerësh.



AGJENCIA JAPONEZE KYODO: MBI 1000 TË VDEKUR
ORA 18:26- Tërmeti shumë i fortë dhe cunami që goditën sot verilindjen e Japonisë ka të ngjarë të kenë shkaktuar vdekjen e më tepër se 1 000 personave, njoftoi agjencia japoneze e shtypit Kyodo

REGJISTROHEN EDHE 6 GODITJE TË TJERA TËRMETI NË JAPONI
ORA 18:00- Tronditjet e tërmetit vazhdojnë në Japoni. Deri tani raportohen edhe 6 lëkundje të tjera, njëra prej të cilave me magnitudë 6,1, raporton Instituti i Gjeofizikës të Amerikës. (USGS)

TËRMETI GODET KILIN
Ora 17:50- Një tërmet me magnitudë 5,1 tronditi Kili verior në këto momente. Nuk është raportuar për dëme apo të plagosur, por mësohet se epiqendra e tërmetit është regjistruar në rajonin e Antofagasta, 1,300 km në veri të Santiago.

MË SHUMË VIKTIMA NË JAPONI, TV ASHAI: 337 TË VDEKUR
ORA 17:28- Nga ora në orë ndryshojnë edhe të dhënat për numrin e viktimave në Japoni. Sipas Televizionit vendas TV Ashai kanë vdekur rreth 337 përsona, ndërsa 531 të tjerë janë të zhdukur.

RRITET BILANCI I VIKTIMAVE NË JAPONI
Ora 16:43- Ritet bilanci i viktimave në Japani. Nga tërmeti shkatërrues, raportohen deri në këto momente rreth 310 viktima. Policia vendase raporton edhe për 350 të humbur, ndërsa 544 të tjerë janë të plagosur. Bilanci i viktimave nuk përfshin ende kufomat e gjetura në plazhin e Sendai.

PESË TRONDITJE TË REJA NË JAPONI
Ora 16:20- Pesë tronditje e 5.5 ballë të shkallës righter kanë tronditur përsëri bregun lindor të Japonisë me intensitet të shpejtë. Kjo u raportua nga USGS, Instituti Amerikan i gjeofizikës.

FUKUSHIMA, URDHËR EVAKUIMI PËR 6000 BANORË

Ora 16:00- Autoritetet japoneze kanë lëshuar urdhra evakuimi për 6000 banorët e zonës së centralit bërthamor në Fukushima, të dëmtuara nga tërmeti.

DALLGË DY DERI KATËR METRA PRITEN NË POLINEZINË FRANCEZE
Ora 15:50- Dallgë dy deri katër metra priten në arkipelagun e ishujve Markizë, në Polinezinë franceze, në Oqeanin Paqësor, ku autoritetet po bëhen gati të japin një alarm për cunami, njoftuan autoritetet lokale në Papeete. Alarmi për cunami do të jepet zyrtarisht nesër në orën 04:30 (sot 14:30 GMT) në Polinezinë franceze, njoftoi Komisariati i Lartë i Republikës. Sirenat do të ndihen në zonat e ekspozuara për t'i njoftuar banorët të ngjiten në zonat e larta.

TSUNAMI DREJT HAVAIT, UJI NËPËR RRUGË
Ora 15:30- Tsunami i shkaktuar nga tërmeti me magnitudë 8,9, që goditi sot Japoninë ka arritur në ishujt Havai. Sipas dëshmitarëve të cituar nga CNN uji ka përmbytur tashmë rrugët e disa ishujve. Imazhet e para që vijnë nga ishujt e Paqësorit, ku akoma është natë, tregojnë se valët janë më të forta se zakonisht, por pa forcë shkatërruese. Në arkipelagun e Havait aeroportet janë mbyllur dhe rajonet bregdetare janë evakuuar plotësisht, sipas pamjeve filmike të shfaqura nga tv, që po vazhdojnë një transmetim të pandërprerë, ndërkohë që për dëme ende nuk flitet me shifra të sakta.

GJENDEN RRETH 300 KUFOMA NE PLAZHIN SENDAI 
Ora 14.50 Mes 200- 300 kufomash janë gjetur në një plazh të Sendait në Ishullin Honshu, në veri lindje të Japonisë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia japoneze Jiji.

KALIFORNI, EVAKUIMI I BRIGJEVE I MUNDSHEM
Ora 14. 40 Tsunami që u shkaktua nga tërmeti 8.9 ballë që goditi Japoninë mund të detyrojë autoritet e kalifornisë të evakuojnë brigjet ku pritet të vijë një tsunam dallgët e të cilit mund të shkojnë nga disa centimetra në 2 metra. Zona më e goditur mund të jetë ajo e veriut.

OBAMA: SHBA GATI TE NDIHMOJE JAPONINE

Ora 14: 22  Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi sot se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Japoninë."SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë popullin japonez në këtë moment shumë të vështirë. Miqësia dhe aleanca mes dy kombeve tona është e patundur'', theksoi presidenti amerikan në një komunikatë. ''Së bashku me Michellen i shprehim ngushëllimet më të sinqerta popullit japonez, veçanërisht atyre që kanë humbur të dashurit e tyre'', theksoi ai. 

TRENI ZHDUKET PAS KALIMIT TE CUNAMIT
Ora 14:00 Një tren i cili ishte në shërbim në zonën bregdetare të prefekturës së Mijagit në Japoninë verilindore rezulton i zhdukuar pas kalimit të tsunamit. Lajmi bëhet i ditur nga policia japoneze, e cila për momentin nuk bën të ditur numrin e pasagjerëve që mund të ndodheshin në bordin e trenit në momenin e kalimit të tsunamit. Në momentin kur ka rënë tërmeti 8.8 gradë i shkallës rihter,treni ishte në lëvizje në linjën që lidh qytetin Sendai me Ishinomaki.

OFUNATE, 300 SHTEPI FSHIHEN  NGA FAQJA E DHEUT 
Katastrofa e shkaktuar nga tërmetet dhe tsunami sa vijnë e bëhen më të dukshme. Vetëm në një qytet, në Ofunate, janë fshire nga faqja e dheut, 300 shtepi bën të ditur agjencia e lajmeve “Jiji”. Bilanci i fundit i raportuar nga policia ka arritur në 60 të vdekur dhe 56 të humbur.

ONAGAWA FIKET ZJARRI NE CENTRALIN BERTHAMOR  
Ora 13.29 Autoritetet japoneze kanë thënë se kanë nisur të shuajnë zjarrin në centralin bërthamor Onagawa, në prefekturën, Miyagi. Lajmi bëhet i ditur nga Aiea e cila saktëson se është në pritje të informacioneve precise mbi ftohjen e reaktorit.

REVOKOHET ALARMI NË TAIVAN DHE NË ZELANDËN E RE
Ora 13.00 Revokohet alarmi Tsunami në Zelandën e Re i shkaktuar si pasojë e tërmetit me magnitudë 8.8 ballë, e cila 6 orë më parë goditi verilindjen e Japonisë. Lajmi bëhet i ditur nga site online i BBC i cili po ndjek drejtpërdrejt zhvillimin e ngjarjeve. Alarmi Tsunami saktëson BBC rrin në fuqi për vendet e tjera e pellgut të Paqësorit.

TERMETI NDER ME TE RENDIT NE 150 VITE
 
Ora 11. 40 Tërmeti me magnitudë 8.9 që goditi sot në mëngjes Japoninë është një ndër 10 tërmetet më të fuqishme në 150 vitet e fundit.Mediat raportojnë për 29 të vdekur, ndërsa vazhdon të mbetet alarmi për tsunam në të gjithë oqeanin paqësor. Paralajmerimi per tsunami eshte dhene ne 19 shtete. 

Viktimat kryesisht janë në prefekturën Fukushima, në veri të Tokios, ku 4 milionë shtëpi janë pa energji dhe 5 persona kaë gjetur vdekjen nga shembja e një shtëpie pushimi.Qeveria garanton se nuk ka pasur rrjedhje radiokative nga centralet bërthamore. Termeti eshte pasuar nga nje lekundje tjeter vetem 30 minuta dhe me vone eshte regjistruar nje lekundje e trete me magnitude 6.7 balle  ne det, prane Tokios. 

MOSKE, EVAKUOHEN 11 MIJE RUSE NGA ISHUJT KURILI
Ora 11:10 11 mijë qytetar rusë janë evakuar nga ishujt Kurili pas alarmit për Tsunami, i shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm i regjistruar në Japoni. Lajmi bëhet i ditur nga Interfax. Edhe autoritete Filipinase, Haëai, dhe ishujt Mariane kanë urdhëruar evakuimin e zonave prnë brigjeve të paqësorit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka konfirmuar se në disa ishuj ka dallgë më të mëdha

KRYEMINISTRI: RUANI QETESINE

Ora 10:30 Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan bën apel për të ruajtur qetësinë dhe të ndjekin me vëmendje të gjitha indikacionet që do të serviren në vazhdim. Deklarata u bë pak para se Kryeministri të hynte në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Ndërkohë që zëdhënësi i qeverisë ka thënë se tërmeti dhe Tsunami mund të ketë shkaktuar dëme të pallogaritshme.

ALARMI PER TSUNAMI GATI NE TE GJITHE PAQESORIN
Ora 09:00 Alarm për Tsunami është shtrirë edhe brenda Oqeanit Paqësor, nga Siberia dhe Ishujt Kurili në Rusi, deri në Hawai dhe në jug të Filipineve në Papua-Nuova Guinea, duke kaluar më pas në Marianne dhe Mikronesia. Një tsunami 4 metra ka goditur dhe ishullin Honshu, të arkipelagut japonez.

MBYLLEN DY IMPIANTE BERTHAMORE
Ora 08: 45 Dy impiante bërthamore japoneze në brigjet e oqeanit Paqësor janë bllokuar automatikisht menjëherë pas tërmetit. ANSA informon se janë ndaluar dhe metrotë dhe trenat. Në aeroportet Narita dhe Haneda kanë ndërprerë fluturimet për të verifikuar gjëndjen e pistave. 4 milionë banorë të Tokios kanë mbetur pa drita./bw
shko