e hënë, 28 mars 2011

United dhe Atletico arrijnë marrëveshje për De Gea

Manchester United raportohet se ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid, për të transferuar portierin David De Gea.

Sport shkruan se marrëveshja tashmë është arritur për portierin 20-vjeçar, i cili do të zhvendoset në Old Trafford për një shumë prej 20 milionë eurosh në fund të sezonit.

Bisedat në mes dy klubeve ishin zhvilluar gjatë vikendit. Edhe Atletico edhe De Gea e kanë aprovuar transferimin. De Gea tash duhet vetëm të kalojë test mjekësore dhe për të nënshkruajë, me qëllim që kontrata të mbyllet.

Atletico ka zgjedhur ta shndërrojë në para De Dea pasi kërkon fonde për të vazhduar me përforcimin e ekipit gjatë verës. /Telegrafi/
shko