e mërkurë, 2 mars 2011

United transferon Adnan Januzajn?

Manchester Unitedi ka transferuar 16-vjeçarin Adnan Januzaj nga Anderlechti për shumën prej 550.000 funtesh- raporton Daily Mail.
Mesfushori i cili në Belgjikë konsiderohet si “David Beckhami i ardhshëm”, do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Djajtë e Kuq.
Muajt e fundit, Januzaj është lidhur me klube, si Aston Villa dhe Lille, ndërsa sipas mediave britanike duket se United e ka shfrytëzuar rastin. 
shko