e mërkurë, 23 mars 2011

Vdes ikona e kinemasë Elisabet Tejlor

Ylli i kinemasë botërore Elisabet Tejlor është shuar sot në moshën 79-vjeçare. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e probleme serioze më shëndetin. Gjatë viteve të fundit ajo vuante nga probleme kardiake. Ndërsa u kurua dhe nga një kancer në lëkurë dhe dy pneumoni.

Vdekja e aktores së njohur cilësohet si një prej humbjeve më të mëdha të Hollivudit.
Komentet e para në agjencitë ndërkombëtare e cilsojnë ikjen e  Tejlor, si mbylljen e një epoke në historinë e kinematografisë botërore.


CCN, USA Today, BBC dhe mjaft agje
nci prestigjioze shkruajnë se lajmi i vdekjes është konfirmuar nga personeli i spitalit ku ajo kurohej prej kohësh në Los Angelos dhe miqtë e aktores.
Sally Morrison, publicisti i Tejlor tha se në momentin e ndarjes nga jeta, pranë saj kanë qenë fëmijët  Michael Wilding, Wilding Christopher, Todd Liza, dhe Maria Burton.
shko