e diel, 17 prill 2011

El Clasico përfundon me barazim, Messi e Ronaldo shënojnë nga penaltia

Përkundër dominimit të Barcelonës në Santiago Bernabeu, ndeshja më e madhe planetare në Santiago Bernabeu ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.
Për 90 minuta janë shënuar vetëm dy gola, dhe të dyja nga penalltia. Të dyja nga dy protagonistët kryesorë: Messi e Ronaldo. Barca ka kaluar e para në epërsi në minutën e 53 me penalltinë e realizuar nga lojtari më i mirë në botë. 

Ndërhyrjen në zonë të Albiol ndaj Villas, gjyqtari e ka ndëshkuar me karton të kuq. Ndërkohë, barazimin Real Madrid e ka gjetur vetëm në minutën e 82, kur Alves ka ndërhyrë ndaj Marcelos. Ronaldo ka shënuar nga penalltia. Ndarja e pikëve vulos fitimin e kampionatit nga Barcelona që ruan distancën e 8 pikëve. Ndeshja është përshkruar me tensione të vazhdushme, por ka përfunduar e qetë. Dhe, janë thyer rekordet e zeza që përmendëshin. Ronaldo ka shënuar golin e parë në karrierë ndaj Barcelonës, kurse Messi ka shënuar golin e parë ndaj një skuadre që udhëhiqet nga Mourinho./TopLajm
shko