e martë, 12 prill 2011

Kim Kardashian e zemëruar me turqit

Ylli i reality show, Kim Kardashian, ka shkëlqyer në ballinën e revistës “Cosmopolitan” të edicionit turk, por bukuroshja
amerikane me origjinë armene aspak nuk është e lumtur për këtë. Ajo ka pohuar se është e zemëruar pasi që turqit kanë publikuar foton e saj në ballinë në muajin kur shënohet përvjetori i gjenocidit kundër armenëve.
 
Kardashian gjithmonë ka pohuar se është shumë krenare për origjinën e saj armene dhe për këtë është zemëruar shumë kur fotoja e saj është publikuar në ballinën e edicionit turk të “Cosmopolitan”, transmetojnë agjencitë. 


Kim Kardashian ka pozuar para një kohë për revistën e njohur. Ajo pohon se nuk e ka ditur se fotot do të përdoren për ballinë. Burime të afërta me të thonë se ajo është zemëruar për shkak të ballinës dhe se shpreson se Cosmo do të pranojë gabimin e saj. 
shko