e premte, 22 prill 2011

Seks bomb, por nuk di të vallëzojë

Edhe pse konsiderohet si njëra prej femrave më seksi në botë, manekinia Petra Nemcova nuk ka lënë aspak përshtypje me vallëzimin e saj dhe është bërë ylli më i fundit që është votuar jashtë shout garues 'Dancing With the Stars'.

Modelja 31-vjeçe, e cila për partner kishte valltarin profesionist Dmitry Chaplin, nuk ka mundur t’i përmbajë lotët kur ka mësuar se është eliminuar nga gara, pasi kishte marrë më së paku vota për vallëzimin e saj.

Edhe pse ish modelja e Playboyit, Kendra Wilkinson, dhe aktori Ralph Macchio kishin marrë pikë të njëjta me të, juria kishte vendosur për largimin e bukuroshes çeke, ndërsa më tutje ka shkuar edhe aktorja Kirstie Alley dhe partneri i saj, mundësi Chris Jericho.

Edhe pse dukej e shqetësuar derisa e lëshonte shoun, Petra e ka pranuar se koha që e ka kaluar në 'Dancing with the Stars' e ka ndryshuar jetën e saj. “Ishte një rrugëtim që më ka ndryshuar jetën dhe kam bërë ca miq të mrekullueshëm. Dmitry ishte pranë meje për dy muaj”, ka thënë ajo./k.n
shko