e diel, 10 prill 2011

Serverët e gjelbër të Facebookut – pa ngjyrë

Në një ngjarje në selinë e vet Facebook ka prezantuar Open Computing Project, që është emërtimi për data qendrën e re të kësaj kompanie e cila bazohet në serverë të dizajnuar posaçërisht. 

Kur kihet parasysh sasia e të dhënave me të cilat manipulohet, për këtë kompani ka rëndësi çdo çat i fuqisë të cilën e kursen, kështu që edhe dizajni i serverëve është përshtatur për këtë – qasja në serverët individualë është thjeshtësuar deri në fund, shfrytëzohen njësi furnizimi me efikasitet deri 94,5 për qind, ndërsa për kontroll janë larguar madje një e pesta e materialeve, sepse janë eliminuar gjërat siç janë slotet. 


Madje, as nuk janë ngjyrosur! Në përgjithësi, në krahasim me dizajnin klasik janë për 38 për qind më afikas dhe kushtojnë për 24 për qind më lirë. Sipas matjeve të Facebookut, kanë faktor power effective 1,07 ne krahasim me 1,5 tipik, që do të thotë se janë gati perfekt efikasë.

Ajo që mbetet e hapur në tërë këtë rrëfim është që Facebook do ta bëjë publik dizajnin, madje deri tek CAD fajllat, dhe shpreson që do të marrë feedback nga publiku për ta avancuar edhe më tutje.


OCP-ja është me siguri përgatitje e Facebook për pajisjen e data qendrës së re të kësaj kompanie në Prineville të Oregonit, që do të duhej të ndodhë pas rreth një viti.
Ndërkohë Dell, si një prej partnerëve të programit, ka paralajmëruar që në serverët e vet do të integrojë teknologjitë e Facebook.
shko