e martë, 12 prill 2011

S'ka bileta për "EL Clasico"

Pavarësisht se diferenca prej tetë pikësh në klasifikim e ka zbehur deri diku interesin për këtë ndeshje, një përballje midis dy gjigantëve të kampionatit spanjoll është gjithmonë e shumëpritur.
Me 65 mijë të abonuar për çdo ndeshje të kampionatit, 15 mijë biletat e dalë në shitje një ditë më parë në biletaritë e “Bernabeu”-t u evauruan të gjitha brenda pak orësh. 

Çmimi u një bilete për këtë El Clásico varion nga 70 euro në anësore, deri në 245 euro në tribunë. 

Megjithatë, për të gjithë ata që nuk do të munden të sigurojë një biletë për këtë ndeshje, nuk ka arsye për t’u dëshpëruar, pasi El Clásico do të riluhet edhe në finalen e Kupës së Spanjës dhe sipas të gjitha gjasave, edhe në gjysmëfinalet e Champions League.
shko