e mërkurë, 4 maj 2011

Blerim Kuçi doli nga burgu

Është liruar kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, i cili qëndroi në burg 30 ditë. Kuçi është rrugës për në Suharekë, ku për të është organizuar një pritje nga qytetarët, njofton KTV-ja.
Kuçi ishte arrestuar nga policia e EULEX-it, pasi kishte refuzuar të jepte dëshmi për krimet e UÇK-së. 
Kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, është arrestuar më 5 prill të këtij viti.

Sot pritet të lirohet kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuçi. Me rastin e lirimit të tij, siç bën të ditur përmes një njoftimi Kuvendi Komunal i Suharekës, do të organizohet një manifestim me moton “Theranda pret Kryetarin”. 
Ndërkohë, mbrëmë nëpër rrugët e Suharekës janë ndezur fishekzjarrët dhe flakadanët e lirisë. 
 
Komuna e Suharekës njofton se para arritjes së kryetarit Kuçi, në qendër të qytetit nga ora 12 e 30 do të organizohet një manifestim i madh me yjet e estradës muzikore.. 
Kuçi u arrestua një muaj më parë dhe iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi që nuk kishte dashur të dëshmojë në rastin ndaj Fatmir Limajt, kundër të cilit EULEX ka ngritur dyshime për krime lufte./kn
shko