e enjte, 5 maj 2011

Osama bin Ladeni është “gjallë” në Kolumbi

Në SHBA ndonjë admirues i terroristit më të kërkuar në botë, Osama bin Laden, vështirë mund të shëtitej në rrugë, por në Kolumbi lideri i al-Qaedas shërben si atraksion. 
Kopja e besueshme e Osama bin Ladenit në rrugët e Bogotës quhet Hasmet Hichster Londono dhe nuk është mysliman, por i pëlqen të quhet admirues i madh i liderit të vrarë të al-Qaedas, transmetojnë mediet kroate. 

Popullsia lokale nuk është në panik kur e shohin me pushkë në duar dhe në rroba të maskuara, pasi që tashmë janë mësuar me “terroristin e tyre të preferuar”, dhe jo ai që ka urdhëruar vrasjen e shumë civilëve në botë./kn





shko