e enjte, 9 shtator 2010

Amerika e forte per Rusine

Shtetet e Bashkuara kanë fituar me rezultatin 89 me 79 ndaj Rusisë, duke u klasifikuar për në gjysmëfinalet e kampionatit botëror të basketobollit. Ndeshja u zhvillua në 38 vjetorin e një ndeshje tjetër mes Shteteve të Bashkuara dhe ish Bashkimit Sovjetik për medaljen e artë olimpike në basketboll. Fundi i asaj ndeshje ishte aq kundërthënës sa basketbollistët amerikanë nuk e pranuan medaljen e argjendit.


Kevin Durant shënoi 33 pikë në ndeshjen e së enjtes për amerikanët, vetëm dy pikë larg rekordit prej 35 pikësh të vendosur në vitin 2006 nga Karmelo Anthoni.
Të shtunën ekipi amerikan do të ndeshet me fituesen e ndeshjes Lituani-Argjentinë. Kampionati botëror i basketbollit po mbahet në Turqi.
shko