e enjte, 9 shtator 2010

Per nje stine, ndryshon gjinine!

Pasi që mësuesi Walter S. të kthehet në shkollë pas pushimeve verore në shkollën teknike në Vjenë, me siguri do të tërheqë vëmendjen e nxënësve. Ai shkoi në pushime si mësues, ndërsa do të kthehet si mësuese. “Që i vogël kam ëndërruar të jem vajzë. Ky ka qenë një proces afatgjatë. Por i kam dhënë fund me Walterin, tash jam Andrea.
Tash jam bërë bionde, kam gjinj dhe veshi fustan të shkurtë”, thotë Andrea, dhe shton se drejtori i shkollës jo drejtpërdrejtë ia ka përmendur se mund ta dëbojë nga puna. “Do të luftoj. Fëmijët duhet të mësohen të jetojnë me njerëz të ndryshëm”, thotë Andrea.Ajo planifikon t’i mësojë nxënësit për ndërrimin e gjinisë. “Kjo do të jetë një shans për tu paraqitur publikisht si femër. Ua kam shkruar një letër kolegëve të mi, por nuk jam i sigurt nëse e kanë lexuar”, thotë Andrea.
shko