e mërkurë, 8 shtator 2010

Brukseli kerkon garanci nga Shqiperia

Shqipëria do të përfitojë heqjen e regjimit të vizave vetëm nëse arrin të bindë shtetet anëtare të BE-së, se kriteret teknike janë përmbushur dhe ato po zbatohen në praktikë”. Tanja Fajon, raportuesja speciale në Parlamentin Europian për Shqipërinë dhe Bosnjën, është e bindur për këtë.
Në një intervistë ekskluzive të botuar sot në “Gazeta Shqiptare”, eurodeputetja sllovene thekson se situata e paqëndrueshme politike do të krijonte shqetësim në BE, ndaj është e nevojshme të kthehet dialogu dhe parlamenti të jetë funksional. Fajon tha se nuk ka vende që janë kundër liberalizimit të vizave, por ka një qëndrim mes vendeve anëtare për të mos nxituar me finalizimin e procesit. Për këtë arsye, duhet që autoritetet shqiptare të largojnë të gjitha shqetësimet mes tyre dhe të garantojnë se kushtet teknike që konsiderohen të përmbushura, zbatohen praktikisht.
Rregullorja për vizat u miratua të hënën me 42 vota pro, 3 abstenime dhe 2 kundër në Komisionin e Punëve të Jashtme të PE. Ajo pritet të kalojë më 12 shtator në Komisionin Europian dhe më 15 shtator në Parlamentin Europian, ndërsa më pas u dërgohet për opinion vendeve anëtare të BE-së. Ministrat e Brendshëm do të japin verdiktin e tyre në mbledhjen e 7-8 nëntorit në Bruksel.
shko