e mërkurë, 8 shtator 2010

QKUK edhe per Bajram 24 ore pune.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se edhe me rastin e Festës së Fitër Bajramit, QKUK do të ofroj shërbime shëndetësore 24 orë në të gjitha klinikat e saja.
Ekipet kujdestare në përbërje të specialistëve dhe stafit të mesëm do të jenë në gjendje gatishmërie. Pacientët me gjendje më të mirë shëndetësore gjatë festës janë liruar në shtëpi, përderisa një numër i tyre do të mjekohen në QKUK. Pacientët që kanë nevojë për trajtim mjekësor, fillimisht duhet të drejtohen në Qendrën Emergjente, ku ekipi mjekësor është në gjendje gatishmërie, përderisa pacientët në rastet më të komplikuara do të transferohen në klinikat gjegjëse, varësisht nga sëmundja.
shko