e diel, 26 shtator 2010

Jessica Alba thyen premtimin. Zhvishet



Vetëm pak muaj më parë kishte deklaruar: “Nuk do të xhiroj kurrë skena nudo, më bezdis”. “Nuk do të xhiroj kurrë skena nudo. Jam e zonja të vesh gjëra seksi, por lakuriqësia më bezdis”.

Kështu ishte shprehur Jessica Alba për revistën Starlet. Deklarata të përgënjeshtruara vetëm pak muaj më pas, përderisa Alba është bërë protagoniste përkrah një "cast"-i yjesh (Danny Trejo, Robert De Niro, Michelle Rodriguez, Cheech Marin, Don Johnson, Steven Seagal, Lindsay Lohan,) në filmin “Machete” që del këto ditë në kinematë amerikane. Pikërisht, në një prej skenave të këtij realizimi, aktorja bukuroshe shfaqet plotësisht nudo në dush. Se çfarë ka ndodhur pas asaj deklarate, askush nuk e di për momentin... Por menjëherë, përballë kësaj “kontradikte”, dashamirësit e saj dhe jo vetëm ata, e kanë sulmuar nëpër bloget amerikane. “Si është e mundur që i hodh poshtë me vepra, të gjithë ato fjalë që kishte shprehur vetëm pak muaj më parë”, është mendimi që mbizotëron pak a shumë nëpër forumet e diskutimeve për VIP-at në internet.

Machete Official Trailer



shko