e mërkurë, 8 shtator 2010

Urimi i Kryeministrit Thaci per Bajram

Kryeministri Thaçi ka përgëzuar myftiun e Kosovës, z. Naim Tërnava dhe qytetarët e besimit islam të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit

Në telegramin e përgëzimit thuhet:
I nderuari kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Tërnava,
Të nderuar qytetarë të besimit islam,
Pas një muaj agjërimi kaloi muaji i shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët tanë e sprovuan durimin, përkushtimin shpirtëror dhe sprovimin fizik, duke rritur edhe më shumë dashurinë e ndërsjellë, paqen dhe solidaritetin.
Sivjet, Festën e Fitër Bajramit po e kremtojmë në Kosovën e lirë dhe demokratike me tri vjet pavarësi, me rezultate të larta si në rrafsin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Fitores së e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, së shpejti do t’i shtohet edhe fitorja në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke bërë që shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj të mburren me të arriturat e gjithmbarshme.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’ju uroj festën e Fitër Bajramit, duke shprehur urimet më të mira për gjithë Ju dhe për familjet tuaja.
Urime!
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës
shko