e enjte, 9 shtator 2010

Xhemi largohet nga "E diell"?

Tashmë që televizionet po përgatiten për rikthimin e spektakleve të vitit, vjen lajmi se do të ketë ndryshime në dy programet më të gjata javore “E Diell” në “Top Channel” dhe “E diela shqiptare” në “Tv Klan”. 


Kështu sipas burimeve te "Panorama", thuhet se Xhemi nuk do të jetë në krah të Adi Krastës në këtë sezon të programit “E diell”, ndërsa nuk dihet nëse prezantuesja simpatike pas martesës do të shfaqet në program me një format të ri. Ndërkohë po ashtu dhe prezantuesi Ardit Gjebrea nuk do të prezantojë këtë sezon me dy partnered, Sonila Meço dhe Balina Bodinaku si në sezonin televiziv që u mbyll në fillim të verës. Të dy prezantuesit e njohur, Ardit Gjebrea dhe Adi Krasta po punojnë për ndryshime në të dielat e tyre, ku ajo që çfarë dihet deri tani është se do të ketë velina dhe gjallëri.
shko