e enjte, 21 tetor 2010

Angelina Jolie përdoruese e drogave të forta



LONDER- Një ish tregtar i lëndëve narkotike pretendon se aktorja e njohur e Hollywoodit, Angelina Jolie ka përdorur kokainë gjatë një interviste televizive në vitin 2000. 
Sipas Franklin Meyer, aktorja atëherë 25-vjeçare, e kishte takuar atë si para ashtu dhe pas intervistës për të blerë kokainë. 
"Ajo ka përdorur kokainë para se të niste shfaqja dhe më pas u rikthye për të blerë një tjetër dozë." tha Meyer për revistën Life & Style, duke theksuar se pas kësaj here ai i ka shitur aktores edhe në ditët në vazhdim droga të forta. 
“Ajo shpenzonte në përgjithësi rreth 100 $ çdo herë, me të cilat blinte gjysmë gram kokainë apo 1/10 e një grami heroinë." rrëfen Meyer. 


Jolie ka folur në lidhje me përdorimimin e drogës në të kaluarën. Në një intervistë në vitin 1998, ajo tha: "Unë kam provuar cdo lloj droge, kokainë, heroinë, ekstazi, LSD, çdo gjë. Efektin më të keq që më shkaktojnë është mpirja, ndjehesha si budallaqe dhe e urreja këtë fakt” 

Aktorja dhe familja e saj ndodhen aktualisht në Budapest, Hungari, duke xhiruar filmin e saj të parë si regjisore. Filmi bën fjalë për një histori dashurie të vendosur në sfondin e luftës në Bosnjë. 
shko