e enjte, 21 tetor 2010

PDK-ja: Hyseni ka bllokuar 15 njohje të Kosovës

PDK-ja: Hyseni ka bllokuar 15 njohje të Kosovës


Vazhdojnë akuzat ndërmjet ish partnerëve të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së. Nënkryetari i PDK-së, Bajram Rexhepi, njëherësh ministër i brendshëm, ka akuzuar sot ish ministrin e Jashtëm, Skender Hyseni, se ka bllokuar 15 njohje të Kosovës. 
I pyetur në çfarë forme janë bllokuar njohjet, Rexhepi, ka thënë se ato janë premtuar dhe nuk janë realizuar. Megjithatë, ndryshe e ka interpretuar deklaratën e shefit të tij, kryeministrit Hashim Thaci, se shpejt do të ndodhin 100 njohje. 

“Ai ka qenë premtim në një tjetër kohë, ndërsa ky i Hysenit ka ndodhur pas vendimit të GJND-së”, ka thënë Rexhepi. Ai ka deklaruar se PDK-ja do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të Kosovës që vjen në bazë të Kushtetutës, ndërsa opsioni i dorëheqjes së kryeministrit nuk është një opsion për momentin. / Koha
shko