Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, kushërinjtë dhe miqtë kanë filluar me të madhe të urojnë çiftin, kurse motra e vogël e Beyonce ka deklaruar se Beyonce është person i mrekullueshëm dhe se do të jetë nënë e shkëlqyer. Sipas fjalëve të miqve të tyre, Beyonce është në tremujori e parë, ndërsa kur kishte marrë vesh se ka mbetur shtatzënë njëkohësisht është tronditur dhe e lumtur.
Këngëtarja para disa muajve ka thënë se dëshiron të ketë së shpejti fëmijë, por që para kësaj dëshiron ta përfundojë turneun botëror, si dhe albumin e ri.
Beyonce është një prej këngëtareve me tirazh më të madh. Është bërë e njohur në grupin “Destiny's child”, kurse nga viti 2003 ka filluar solo karrierën.
Me reperin e njohur Jay-Z është martuar në vitin 2008 dhe pas kësaj ata dy janë bërë çifti bashkëshortor më i suksesshëm në showbizz.