Historia e Zuckerberg-ut dhe rrjetit të tij social mund të konsiderohen si një film i suksesshëm. “The social network”, në 15 ditët e tij të daljes në Amerikë, ka arritur të grumbullojë 46 milionë dollarë, duke u renditur për dy javë rresht i pari në klasifikim për sa i përket të ardhurave
Shifrat janë vërtet befasuese: 500 milionë përdorues, 1 njeri në 14 në të gjithë botën ka një adresë “Facebook”-u dhe një vlerë tregu prej 15 miliardë dollarësh (kur “Microsoft” bleu 1.7 për qind të kompanisë, pagoi 270 milionë dollarë). Mendohej prej kohësh se filmi që tregon historinë e “Facebook”-ut dhe krijuesit të tij, Mark Zuckerberg, mund të ishte një triumf i vërtetë. Dhe në fakt “The social network”, në 15 ditët e tij të daljes në Amerikë, ka arritur të grumbullojë 46 milionë dollarë, duke u renditur për dy javë rresht i pari në klasifikim për sa i përket të ardhurave. Në Europë, filmi mendohet të vijë në mes të nëntorit. Ai flet për krijimin e “Facebook”-ut, nga një i ri, gjeni i kompjuterëve, pak mizantrop si Mark Zuckerberg (në ekran Jesse Eisenberg) me ndihmën e mikut të tij Eduardo Saverin (aktori me origjinë braziliane Andrew Garfield), kur ende pa mbushur 20 vjeç, në vitin 2003 prezantoi në Harvard rrjetin e ri social, që brenda pak muajve, bëri për vete miliona përdorues. Zuckerberg-u i vërtetë nuk e ka fshehur keqardhjen fillestare për filmin, duke e konsideruar të ekzagjeruar dhe duke deklaruar se nuk kishte ndërmend ta shihte, edhe pse për momentin është filmi më i preferuar nga kritikët e këtij viti. Filmi është bazuar në librin “Miliarderë rastësisht”, të Ben Mezrich, dhe personazhet janë të gjithë të vërtetë. Por asnjë nga autorët e filmit nuk ka arritur të takojë protagonistët e vërtetë të historisë (vetëm Timberlake kujton se ka pasur një takim të rastësishëm me Sean Parker, disa vjet më parë në një klub në Nju Jork, shumë më përpara se muzikanti, aktori të merrte vesh për filmin e tij të ardhshëm). Megjithatë bashkërendimi dhe këshillat e regjisorit të gjithëve ua bënë punën më të lehtë. Timberlake interpreton djalin e keq të “Silicon Valley”, atë që shpiku Napster dhe që futi sherrin mes miqve. “Do më kishte pëlqyer ta kisha takuar Zuckerberg-un më shumë për kuriozitet se sa për diçka tjetër”, thotë Jesse Eisenberg, i cili ndodhet në Nju Jork për prezantimin e filmit. “Megjithatë nuk mendoj se do më kishte ndihmuar për interpretimin e këtij personazhi. Sigurisht e kuptoj edhe Zuckerberg: të shikosh në film që u tregon të gjithëve atë që ke bërë kur ishe 19 vjeç nuk mund të jetë ndonjë kënaqësi e madhe”. Si për ironi të fatit, aktori protagonist i filmit Jesse Eisenberg, nuk është aspak gjeni në kompjuter: “Kur më propozuan për të bërë këtë film, nuk kisha as profilin tim në “Facebook” dhe nuk e kisha idenë se çdo të thoshte ‘Twitter’”, thotë aktori. “Kundrejt ‘Facebook’-ut kam pasur një sjellje cinike. Më dukej diçka për adoleshentë që më merrte shumë kohë. Akoma sot nuk e përdor. Nuk kam nevojë duke qenë se flas shumë dhe jap intervista, megjithatë e vlerësoj faktin që ka persona që lidhen midis tyre në internet. Mark ka krijuar një ambient, një sferë sociale që e bën të ndihet në lartësinë e duhur në ndërveprimin me njërin apo tjetrin dhe kjo është e jashtëzakonshme”. “Unë nuk kam parë se si një film mbi ‘Facebook’ mund të ishte një film që do të prekte tema klasike si miqësia, besnikëria, xhelozia, gjëra për të cilat ka dashur të shkruajë Eskili apo Shekpsiri”, nënvizon Aaron Sorkin. Për këtë është i bindur edhe regjisori Fischer: “Është një histori shumë e pasur, me personazhe, ndjenja pasione, fantastike për t’u paraqitur në ekran. Unë jam i kënaqur për rezultatin. “Kërkuam me të gjitha mënyrat bashkëpunimin e Zuckerberg-ut, por ai bëri saktësisht atë që do bëja unë, pra nuk pranoi ftesën. Nuk e di nëse është një legjendë, por dikush më tha se e kishte parë në një nga skenat tona të xhirimeve”, nënvizon Sorkin. Si në libër, ashtu edhe në film, rrëfehet se si Zuckerberg pranoi që të bënte një pjesë të programimit të projekteve të dy studentëve shumë më të zotë të tij në Harvard, që ishin jashtëzakonisht të ngjashëm me “Facebook”-un. Pas një kohe shumë të shkurtër ai nxori vetë “Facebook”-un, apo “The Facebook” siç quhej në fillim. Gjithmonë duke iu referuar librit dhe filmit, arsyeja e vërtetë e krijimit të këtij rrjeti social ishte afrimi me vajzat. Fillimisht ai krijoi një rrjet, të cilin ftonte meshkujt e Harvardit të kategorizonin femrat dhe ky veprim për pak sa nuk e flaku jashtë universitetit. Ndërkohë gjithë këtë veprimtari nuk e bënte vetëm, por me mikun tij të ngushtë, Eduardo, me të cilin u nda më pas në mënyrë shumë të shëmtuar, duke e tradhtuar dhe lënë në baltë. Por skenari i filmit shkon edhe më tutje. Në faqen e parë ai e përshkruan Zuckerberg si një 19-vjeçar me pamje të ëmbël, që fshihte pas maskës engjëllore të fytyrës një njeri shumë të rrezikshëm, i cili dukej se kishte akumuluar inat dhe mllef brenda vetes. Ai hapet me një skenë në të cilën shfaqet Mark me ish të dashurën, e cila para se ta braktisë përfundimisht i thotë: "Ti do të bëhesh i suksesshëm dhe i pasur, por tërë jetën tënde do të vazhdosh të mendosh se vajzat nuk të pëlqejnë, sepse je shumë i dhënë vetëm pas kompjuterit, por nga thellësia e zemrës sime do të doja që ta dije dhe ky nuk është mendim vetëm i imi, që një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Shkaku i vërtetë është se ti je bërë tashmë një trap".