e premte, 15 tetor 2010

Huligani Ivan: S’kishim synime politike, ishim thjesht tifozë të dehur

Huligani Ivan: S’kishim synime politike, ishim thjesht tifozë të dehurITALI - Ultrasi serb, Ivan Bogdanov rrëfen incidentin në stadiumin e Genovas gjatë ndeshjes Itali-Serbi. Pak orë pas arrestimit të tij, protagonisti i ngjarjes, së paparë ndonjëherë në stadiumet e Italisë, tregon se Ultrasit nuk kishin asnjë synim politik dhe pranon se gjithcka ndodhi ishte pasojë e efektit të alkoolit të tepër të konsumuar atë ditë në Itali.


Duke i kërkuar falje Italisë dhe italianëve, Ivan Bogdanov thotë: “Nuk do imagjinoja kurrë të provokoja një incident diplomatik mes Serbisë dhe Italisë. Ne nuk kishim asgjë kundër Italisë, është një vend i bukur të cilin ne e duam. Nuk donim as të pezullonim lojën. Nuk ishte një protestë politike, ishte një notë proteste ndaj Federatës Serbe të Futbollit. Ne jemi tifozë, jo politikanë. Nuk kemi asnjë lidhje me “Tigrat e Arkanit”, zemra jonë rreh për “Yllin e kuq”.

Mediat italiane akuzuan “Tigrat e Arkanit si shkaktarë të trazirave. “Kanë qenë “tigrat” e etur për gjak të famëkeqit Arkan ata që shkaktuan trazirat e dhunshme në Xhenova” shkruante e përditshmja italiane “La Repubblica” e cila thotë se ish-njësitë paraushtarake serbe që kanë kryer masakra në Ballkan, u mblodhën në Itali për të shkaktuar trazira.

Klubi i futbollit “Ylli i Kuq” në Beograd ka një numër impresionues ultras-ish. Në kohën e luftës me Kroacinë, krijimi i njësive ushtarake me vullnetarë ju ngarkua Arkanit, i cili i peshkoi “Tigrat” e tij pikërisht në grupin e ultrasve, 3 mijë burra të cilët duhet të hidheshin në betejën serbo-kroate. Arkani u vra në vitin 2000, por “Tigrat” e tij janë ende mes ultranacionalistëve serbë.

Ivan mohon të jetë pjesë e ndonjë formacioni të tillë, madje mohon të ketë lidhje me politikën. “Unë nuk jam kryetari i askujt. Por gjithcka do ta them nesër përpara gjyqtarëve” ka thënë ai duke mos përmendur në asnjë moment djegien e flamurit shqiptar.

Ndërkohë avokati që i është caktuar në Itali, Gianfranco Pagano thekson se ultrasi serb është i bindur se gjithcka ndodhi është për shkak të alkoolit që kishin konsumuar ndërsa sipas tij ai është habitur teksa shikonte fotografitë nëpër gazeta.

Ivan Bogdanov punon pa kontratë në një qytezë të vogël në Serbi. Babai i ka vdekur pak muaj më parë ndërsa ai jeton vetëm me nënën. 
shko