e premte, 15 tetor 2010

Valbona Çoba edhe e bukur edhe e zgjuar!


Eshte fotomodelja më e famshme shqiptare në periudhën postkomuniste. Mbi supe ka një pjesë të historisë së modeleve shqiptare.
Mban me vete shumë nga ëndrrat e femrave shqiptare. Gjatë jetës së saj ka takuar shumë njerëz. Ka shkelur mbi shumë pasarela, është veshur “firmato” nga stilistë të mëdhenj dhe ka reklamuar produkte nga më të ndryshmet. 

Është ndriçuar nga prozhektorët, është vënë para kamerave, ka ndryshuar ngjyrën e flokëve mjaft herë, rrobat në trup, vendet ku ka jetuar dhe ja ku është. Po ajo Valbona që shumë vite më pare çuditi shqiptarët me bukurinë dhe sharmin e saj.

Është vetëm ajo, Valbona Çoba. Missi më i suksesshëm shqiptar, ajo që i dha kuptim një konkurimi të tillë duke treguar se pas një konkursi të bukurie mund të bësh shumë e më shumë se vetëm aq. Mund të hapësh një karrierë të re. E suksesshme në fushën e modës, akoma e pasigurtë në fushën e kinemasë, megjithatë ajo është aty. “Eksporti” më i mirë shqiptar. Vajza që e duam të gjithë.
shko