Fusha e vëmendjes së saj ka qenë kryesisht e përqendruar te femra dhe gjetja e shkakut të shkëputjes së saj më të hershme se mashkulli, nga bota e marrëdhënieve intime.
Prej vitesh, kategori të ndryshme grash e kishin pyetur pafundësisht për marrëdhëniet e zbehta me partnerët dhe për mundësinë e gjetjes së “magjisë” që dikur kishin me bashkëshortin, apo të dashurin e tyre. Përgjigjet që ajo u kishte dhënë këtyre grave ishin: gjej një grua për të mbajtur fëmijën, për të pasur më shumë kohë për bashkëshortin, shkoni në hotel, blini veshje më provokuese. Në thelb të të gjithë këtyre këshillave ishte kujtesa që çdo grua duhet t’i bëjë vetes se veç të tjerash është edhe femër. Më pas psikologes i lindi një ide brilante.
Ajo përzgjodhi 98 çifte të cilëve u la detyrën që për një vit të shkruanin një ditar, në të cilin të shpreheshin pa rezerva dhe censura për atë që ndjenin për partnerin dhe lidhjen e tyre, madje edhe për partnerë të tjerë e ide për lidhje të tjera. Të gjitha këto rrëfime, sigurisht të pa personalizuara, ajo i hodhi në një libër, që rrëfen histori të patreguara, siç janë në përgjithësi historitë e rrëfimet e ditarëve. Në këto ditarë të paraqitet një botë plot me emocione personale, dhimbje dhe ndonjëherë edhe ide të reja.
Në fakt këto ditarë nuk kanë fare lidhje me seksin, si akt fizik mes dy personash, por me botën shpirtërore, me emocionet që rrethojnë këtë marrëdhënie fizike, me emocionet dhe ndjesitë ndaj atij që ke pranë, të cilin e do, me frikën, intimitetin, mirënjohjen, fajin, vetminë, shpresën. Nga ajo që del në materialin e ditarëve duket se për të gjithë, gjëja e fundit që çojnë nëpër mend, është gjetja e “pozicioneve të reja që të japin kënaqësi”.
Historia e tyre është histori ndjenjash. Meshkujt, për shembull, shqetësohen shumë se përse kanë ndjesinë se bashkëshortja e tyre nuk është më aq e lidhur shpirtërisht sa më parë, apo gratë vetë mendojnë se si është e mundur që i shoqi vazhdon të pretendojë prej saj seks, kur në mëngjes nuk i derdhi plehrat e shtëpisë, si shenjë se ia dëgjon sërish fjalën. Mbi të gjitha këto ditarë provojnë katërçipërisht se nuk ekziston fjala “normale” në asnjë lloj marrëdhënieje. Ajo që të bie në sy është se ndryshimet që kanë të bëjnë me vetëbesimin dhe ndjesitë janë të ndryshme nga brezi në brez.