e martë, 9 nëntor 2010

Will Ferrell aktori më i paguar

Will Ferrell dhe Eddie Murphy janë emëruar aktorët më të paguar në Hollywood, sipas një liste të re nga revista “Forbes”.

Sipas kësaj liste, filmat e Ferrell kanë arkëtuar vetëm 3.35 dollarë për çdo dollarë të paguar për aktorin, duke e bërë më të paguarin.

Murphy, i cili është paguar 1 dollarë për çdo 4.45 dollarë të arkëtuar nga filmat e tij, është i dyti më i paguari.

Në përcaktimin e kësaj, Forbes ka kontrolluar tre filmat e fundit të çdo aktori në listën e saj të 100 personave më të famshëm. Ajo shtoi box office-in, DVD dhe të ardhurat e televizionit për tre filmat, të faktorizuar në buxhetet e prodhimit dhe ka dal me të ardhura operative për çdonjërin prej tyre, duke i krahasuar pastaj me kompensimin e çdo ylli.

Në Top 10 listën, prej aktorëve komikë më të paguar janë Seth Rogen, Vince Vaughn, Adam Sandler dhe Jim Carrey.

Aktorët dramatikë dhe të aksioneve që ishin në Top 10 ishin Denzel Washington, Tom Cruise dhe Matt Damon.

Drew Barrymore ishte gruaja e vetme në listë.
shko