1. HUANG GUANGYU, është emri i parë i një nga të burgosurve më të famshëm dhe më të fuqishëm të botës. Dyzet e një vjeçari ka braktisur shkollën dhe ka filluar të shesë radio në një treg të vetëm e më vonë ka filluar ti ndërtojë vetë këto pajisje elektronike duke zgjeruar kështu dhe tregun e shitjes. Shitja e këtyre radiove në një nga kompanitë më të mëdha elektronike në Kinë në mënyrë të jashtëligjshme e bëri atë një nga njerëzit më të pasur në vend. Gjithë këtij suksesi i erdhi fundi kur qeveria kineze mori masa për goditjen e korrupsionit dhe korporatave që operonin në treg në mënyrë të jashtëligjshme. Ata e dënuan biznesmenin kinez me katërmbëdhjetë vjet heqje lirie nën akuzën e mitmarrjes dhe tregtimit të brendshëm. Në vitin 2009 Huang e ndaloi formalisht biznesin e tij por ai vazhdoi të kishte influencë të madhe mbi kompaninë ndonëse kushtet në të cilat ndodhej nuk ishin shumë favorizuese për të.
2. MIKHAIL KHODORKOVSKY, rreshtohet i dyti në listën e të burgosurve më të fuqishëm të botës. Fakti që Rusia mbahet si një nga vendet më të rëndësishme për politikat disidente nuk mund të lejoj një sipërmarrës nafte të merret më shumë më politikat e shtetit se sa me punën e tij. Mikhail Khodorkovsky ishte drejtori i përgjithshëm i një kompanie nafte në Rusi dhe mbahej si një nga kritikët më të fuqishëm dhe më të fortë të presidentit vendas Vladimir Putin. Sipërmarrësi rus u burgos në 2003 nën akuzën e evazionit fiskal. Por disa nga mbështetësit e tij thonë se arsyeja e vërtet ishte një sulm i presidentit Putin sepse ndjehej i kërcënuar nga Khodorkovsky. Sipas tyre Putin mendonte se këto kritika rreth politikave qeveritare ishin një ambicie e fshehur e sipërmarrësit për tu bërë politikan. Ndonëse ndodhet nën arrest në një nga burgjet e Siberisë Khodorkovsky vazhdon sulmin edhe pas hekurave. Ai jep intervista për gazetat më të fuqishme perëndimore duke kritikuar ashpër dhe liderët e Kremlinit. Ai do të lirohet në tetor të 2011, vetëm pesë muaj para zgjedhjeve për president në Rusi.
3. OMAR ABDEL-RAHMAN, emigroi nga Egjipti në SHBA në vitin 1990 dhe u dënua pesë vjet më vonë për rolin e tij në planifikimin e parë të bombardimeve në World Trade Center. Aktualisht Abdel Rahman vuan një dënim me vdekje në burgun e Karolinës së Veriut. Pavarësisht burgosjes së tij, "sheiku i verbër" besohet se ka vazhduar të komunikojë me grupin terrorist Islamiyah Gamaa në Egjipt, i cili është përgjegjës për një numër sulmesh të mëdha terroriste, duke përfshirë masakrën e 1997 në Luxor. Në vitin 2005, avokati i Abdel Rahman-së, Lynne Stewart, së bashku me një përkthyes arab, u dënuan sepse e kanë ndihmuar atë të komunikojnë me kolegët e tij xhihadiste.
4. MARWAN BARGHOUTI, iu bashkua lëvizjes palestineze Fatah në moshën 15 vjeç dhe u shfaq si një figurë e rëndësishme në "rojet e rinj të partisë," i cili fitoi pushtet në territoret palestineze. I zgjedhur në parlamentin palestinez në 1996, Barghouti ishte një nga udhëheqësit kryesorë të Intifadës së dytë në 2000 dhe u dënua më vonë për pesë akuza vrasjeje. Ai u akuzua për vdekjen e katër izraelitëve dhe një murgu grek gjatë asaj kryengritjeje. Për Barghoutin policia izraelite ka bërë disa tentativa arrestimi deri në kapjen e tij duke u identifikuar si lideri i grupit Aqsa. Pavarësisht burgimit të tij, për Barghoutin kanë dalë zëra që thonë se është sugjeruar si një presidenti i ardhshëm palestinezë.
5. AUNG SAN SUU KYI, e cila mund të jetë disidentja më e shquar ndërkombëtare e burgosur, ka qenë një punonjëse e përhershme në skenën politike të vendit të saj prej dy dekadave të fundit. Aung San Suu Kyi fitoi zgjedhjet presidenciale në 1989 në Burma, por rezultati u hodh poshtë nga vendi i juntës ushtarake në pushtet, e cila vendosi atë nën një arrest shtëpie. Ajo ka kaluar 20 vitet e fundit nën arrest shtëpie për akuza të ndryshme, duke përfshirë edhe një incident të çuditshëm vitin e kaluar. Incidenti i dha juntës pretekst për të shtyrë dënimin e saj edhe një herë